|
3 shtator 2012
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën Supreme i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat në rastin kundër A.S., V.D., D.S. dhe A.V., të cilët janë dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për blerje të paautorizuar, posedim shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike të rrezikshme në bashkëkryerje dhe posedim të paautorizuar, kontroll, posedim dhe përdorim të armëve.
Trupi gjykues e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë me rikualifikimin e veprës penale. Pjesa e mbetur nga aktgjykimi i shkallës së parë – duke i përfshirë edhe dënimet – ka mbetur e pandryshuar. Gjykata Supreme e ka vërtetuar masën e paraburgimit për katër të pandehurit me shpjegimin se vazhdojnë të ekzistojnë arsyet për mbajtjen e tyre në paraburgim.
Rasti kundër A.S., V.D., D.S. dhe A.V. ka të bëjë me konfiskimin e rreth 89.5 kg marihuanë, në prill të vitit 2010 dhe të disa armëve të zjarrit dhe municionit të cilat janë mbajtur pa lejet e nevojshme.
Rasti është ndjekur nga një prokuror vendas i qarkut nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.