English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimeve të luftës

5 shtator 2012

Një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Supreme urdhëroi rigjykimin e një rasti të krimeve të luftës kundër E.K., N.H., M.H., M.H., N.B. dhe J.K.. Trupi gjykues i miratoi ankesat e të pandehurve duke e anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me përjashtim të pjesës që ka të bëjë me shfajësimin e H.M..

Në gusht 2011, Gjykata e Qarkut në Prizren e shpalli E.K. fajtor për krime të luftës kundër popullsisë civile në bashkëkryerje dhe e dënoi atë me pesë vjet burgim. N.H., M.H., M.H., N.B. dhe J.K. u shpallën fajtorë për dhënie të ndihmës kryerësve të krimit pas kryerjes së veprave penale dhe u dënuan me gjashtë muaj burgim me kusht.

Rasti kundër E.K. dhe të tjerëve kishte të bënte me krimet që pretendohet se janë kryer kundër popullsisë civile serbe në fshatin Opterushë në vitin 1998.

Në Gjykatën Supreme prokurorinë e ka përfaqësuar një prokuror i shtetit i EULEX-it.