|
11 shtator 2012
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e vërtetoi aktgjykimin në rastin e vrasjes kundër M.V.. Trupi gjykues e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruar në emër të pandehurit duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
M.V. qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë për vrasjen e L.V. dhe D.K. në tetor 1999 në rrugën Deçan-Llukë. Ai ishte dënuar me 15 vite burgim.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës.