English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

EULEX-i arreston tre persona për vepra lidhur me korrupsion

12 shtator 2012

Sot, policia e EULEX-it e ka kryer një operacion gjatë të cilit janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve një zyrtar i lartë i Komunës së Prishtinës. Të dyshuarit janë duke u hetuar për zhvatje dhe për vepra të tjera lidhur me korrupsion.

Gjatë këtij operacioni, policia e EULEX-it i ka bastisur disa shtëpi, lokale afariste dhe zyra të komunës. Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit të EULEX-it, ndërsa bastisjet janë autorizuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një vendas nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë.