|
20 shtator 2012
Një gjykatës i EULEX-it konfirmoi aktakuzën kundër ish prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ish kreut të Taskforcës Anti-Korrupsion brenda Prokurorisë Speciale, N.M., dhe tre të akuzuarve të tjerë R.Zh., Xh.Zh. dhe M.N.
Në aktakuzë N.M. akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje i armës. R.Zh. dhe Xh.Zh. akuzohen për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, nxitje të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje apo asgjësim i shkresave zyrtare dhe mashtrim të blerësve. M.N. akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës në abuzimin e pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjykatësi i EULEX-it i procedurës së konfirmimit i shpalli të gjitha provat e paraqitura në këtë rast si të pranueshme dhe e konfirmoi aktakuzën në tërësi për të gjitha veprat penale kundër të gjithë të pandehurve.
Rasti ndiqet penalisht nga një prokuror i EULEX-it i qarkut të Pejës.