English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata Supreme refuzon ankesat në rastin kundër B.H. dhe Sh.Q.

24 shtator 2012

Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme i ka refuzuar ankesat e të pandehurve B.H. dhe Sh.Q., si dhe i vërtetoi aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Po ashtu, trupi gjykues e hodhi poshtë ankesën e Prokurorit Special në pjesën e saj lidhur me shfajësimin e N.C..

Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shpallur B.H. dhe Sh.Q. fajtorë për vrasjen e N.B., U.B. dhe S.B. dhe plagosjen e B.B. në një pritë në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup në fshatin Soponicë. S.B., i cili ishte po ashtu në makinë me viktimat tjera kishte shpëtuar pa lëndime.

B.H. dhe Sh.Q. qenë dënuar për veprat penale të vrasjes së rëndë, tentim vrasje të rëndë në bashkë-kryerje dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Secili prej tyre u dënua me nga një dënim të përgjithshëm prej 33 viteve burgim afatgjatë. I pandehuri tjetër, N.C. ishte shfajësuar nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë.

Rastin e ka ndjekur penalisht një Prokuror Special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.