|
26 shtator 2012
Gjykata Supreme, përmes një paneli të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe tre gjyqtarëve vendas të udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it, e ka hedhur poshtë ankesën e F.G. si të pabazuar. Megjithatë, sipas detyrës zyrtare paneli i Gjykatës Supreme e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe i ka shqiptuar F.G. dënimin me burgim afatgjatë prej 29 viteve për të dyja veprat penale.
Kohë më parë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpalli F.G. fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve. Ai u shpall fajtor për vrasjen e V.B. dhe të A.Xh. dhe për plagosjen e disa të tjerëve për një kontest pronësor në Shtime që ka ndodhur në prill të vitit 2006. Atij i ishte shqiptuar një dëmin i përgjithshëm prej 25 viteve dhe gjashtë muaj burgim
Personi i akuzuar dhe palët e dëmtuara kanë parashtruar ankesë kundër aktgjykimit. Ankesa e të akuzuarit është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme, ndërsa ajo e palëve të dëmtuara është pranuar. Gjykata Supreme e ka modifikuar aktgjykimin ku F.G. i është shqiptuar dënimi i përgjithshëm prej 30 vite burgim. F.G. ka pasur të drejtë të ankohet kundër këtij aktgjykimi të Gjykatës Supreme për shkak të dënimit me burgim afatgjatë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it në qarkun e Prishtinës.