English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte të dhunimit

27 shtator 2012

Sot, gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona lidhur me një rast të krimeve të luftës. Dy të dyshuarit janë duke u hetuar mbi supozimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në prill 1999 në Kosovë.

Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri. Mbështetjen operative e kanë ofruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa është bërë edhe bastisja e shtëpive.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).