|
08 tetor 2012
Një gjyqtar i EULEX-it e vërtetoi aktakuzën e ngritur kundër A.B., i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Po ashtu, gjyqtari i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e mbledhura gjatë hetimeve.
A.B. akuzohet për pjesëmarrje në një grup për të cilin pohohet se e ka keqtrajtuar një person civil, Xh.I., i cili është gjetur i vrarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.