English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Zëvendësshefi i EULEX-it vizitoi Agjencinë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë

9 tetor 2012, Prishtinë

Sot, Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Andy Sparks, e vizitoi Agjencinë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë (AKUV). Gjatë takimit me Kryeshefin e Agjencisë, Dr. Valdet Gjinovcin, ai u informua rreth punës, objekteve, personelit dhe projekteve të agjencisë. Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë është në ballë të përpjekjeve për të siguruar që gjërat ushqimore të importuara të jenë të sigurta për konsum dhe që ato të jenë sipas rregulloreve dhe standardeve më të mira të vendit dhe të BE-së.

Deputy Head of Mission, Andy Sparkes and Kosovo Food and Veterinary Agency Chief Executive
Officer, Dr Valdet Gjinovci addressing the media.

Gjatë takimit gjithashtu u theksua se tregtia me ushqim në mbarë botën shpeshherë është cak i krimit të organizuar. Agjencia bën një punë të madhe për zbulimin dhe parandalimin e importeve potencialisht të rrezikshme të dërgesave ushqimore. Ajo gjithashtu iu ndihmon importuesve të rregullt me ndërmarrjet e tyre komerciale përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike.

Doke folur për media pas takimit Andy Sparkes tha: “Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë Kufitare të Kosovës dhe Doganat e Kosovës do të jenë një nga elementet kyçe për zhvillimin e menaxhimit të integruar të kufijve që është e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë”.

Gjatë muajve në vijim, EULEX-i do t’ia dhurojë AKUV-së dhjetë automjete për të mbështetur punën e agjencisë.