|
10 tetor 2012, Prishtinë
Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër I.T., ish-Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, B.B., ish-Ministër i Shëndetësisë, dhe kundër gjashtë të pandehurve të tjerë për një varg veprash që ndërlidhen me korrupsion.
Gjyqtari i konfirmoi të gjitha pikat e akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç tri pikave kundër I.H. dhe një pike kundër B.A..
Aktakuza u konfirmua për akuzat për tentim të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqtrajtime gjatë ushtrimit të detyrave, marrje të ryshfeteve, evazion tatimor dhe pengesë të dëshmive.
Aktakuza u hodh poshtë për akuzat për keqpërdorim të autorizimit ekonomik, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të paligjshme.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).