English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dënohet burri me 22 vjet burg për vrasjen e gruas së tij

12 tetor 2012

Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli F.T(H) fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe i shqiptoi dënimin me burgim të gjatë prej 22 vitesh.

F.T.(H) ishte akuzuar se i kishte marrë jetën gruas së tij shtatzëne, S.C., në nëntor të vitit 2010 në fshatin Burojë, Komuna e Skenderajt. Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri e kishte sulmuar dhe vrarë gruan e tij shtatzëne për motive xhelozie.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.