English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona

16 tetor 2012

Sot në mëngjes, policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012.

Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet të martën pasdite para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).