English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Masa e katërt e paraburgimit në rastin e të shtënave në Dobrosin

18 tetor 2012

Dje pasdite në një operacion të përbashkët, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës arrestuan edhe një person që dyshohet të jetë anëtar i një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 - Dheu i Bardhë. I dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve. Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar dje.

Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast.

Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).