|
24 tetor 2012
Policia e EULEX-it e ka arrestuar një person në pikë-kalimin në Jarinjë në pjesën veriore të Kosovës pas përdorimit të sistemit të ri kompjuterik për menaxhimin e kufirit. Ai person ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës me fletë-arrest lidhur me një rast të tentimit të dhunimit. Ai është dashur ta vuante një dënim prej një viti e gjysmë me burgim. Identiteti i tij ishte konfirmuar nga sistemi kompjuterik.
“Kjo gjë e dëshmon efektivitetin e sistemit të menaxhimit të kufirit. Fillimi i përdorimit dhe zbatimi i suksesshëm i këtij sistemi kompjuterik është i rëndësishëm për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt arritjes së standardeve të BE-së. Departamenti i EULEX-it për kufijtë/kufijtë administrativ në veri gjithashtu duhet të përgëzohet për punën e shpejtë dhe syçelë,” tha Zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton.
Policia e Kosovës në Portën 1 në Jarinjë e konfirmoi vlefshmërinë e fletë arrestit dhe e kontaktoi PK-në nga Leposaviqi e cila më pastaj e dërgoi një patrullë tek Porta. Meqë i dyshuari nuk ishte në sistemin e tyre, atyre iu nevojit një urdhër me shkrim nga EULEX-i për ta marrë përsipër të dyshuarin. Pas kryerjes së procedurave, i dyshuari është transferuar tek PK-ja rajonale e jugut. Personi i kërkuar u dërgua në Prishtinë dhe më vonë u transferua në një qendër tjetër të paraburgimit. Incidenti kishte ndodhur më 19 tetor.