English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Konfirmohet pjesërisht aktakuza për një rast lidhur me trazirat e marsit 2008

6 nëntor 2012

Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër pesë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i trazirave të marsit 2008. Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër të pandehurit të gjashtë, kurse është hedhur poshtë kundër një tjetri. Gjyqtari e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër M.I., D.M., M.R., A.K. dhe N.J.. Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër Z.C., kurse është hedhur poshtë ajo kundër A.A.. Po ashtu, gjyqtari konfirmues i ka vlerësuar si të pranueshme të gjitha dëshmitë në përbërje të dosjes së lëndës.

Të pandehurit sipas aktakuzës akuzohen në lidhje me sulmin e kundërligjshëm ndaj objektit të Gjykatës së Qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë 14-17 marsit 2008. Këto ngjarje kanë sjellë deri te vdekja e një polici ndërkombëtar nga Ukraina, lëndimi i shumë të tjerëve, duke përfshirë pjesëtarë të KFOR-it dhe civilë.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.