English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata Supreme e ndryshoi dënimin për vrasje

7 nëntor 2012

Një trup gjykues i Gjykatës Supreme i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, e ndryshoi dënimin e përgjithshëm të O.Z., duke e zbritur atë nga 25 vite në 15 vite burgim.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme, si gjykatë e shkallës së dytë, e shpalli O.Z. fajtor për veprat penale të vrasjes, tentim vrasje dhe të mbajtjes, kontrollimit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve. Dënimi fillestar është zbritur për shkak të një vlerësimi tjetër të cilësimit juridik dhe për shkak të faktit se i pandehuri e kishte kryer vrasjen në gjendje kapaciteti të kufizuar mendor.

O.Z. ishte akuzuar për shtënien drejt H.R. dhe për vrasjen e tij si dhe për plagosjen e vëllait të tij, N.R. në tetor të vitit 2005 në tregun e fshatit Xërxe, Komuna e Prizrenit.

Rasti është hetuar nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.