|
09 nëntor 2012
Një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, dënoi A.S. me gjashtë vjet burgim për veprën penale të kidnapimit në bashkëkryerje.
Trupi gjykues shpalli A.S. fajtor për kidnapimin e D.Sh. në dhjetor 2005. I pandehuri liroi D.Sh. pasi që i ati i viktimës, G.Sh., pagoi një shpërblesë prej dyqind e tridhjetë mijë eurosh në një rrugë të pashtruar afër fshatit Bradash.
A.S. ishte bashkë i pandehur me persona të tjerë gjatë gjykimit të mbajtur më 2009; megjithatë gjatë gjykimit ai ju iku autoriteteve. Atë e zuri dhe e arrestoi policia në prill 2012 dhe pastaj u soll para gjyqtarit i cili i shqiptoi atij paraburgimin.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i PSRK.