|
14 nëntor 2012
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë e shpalli D.K. fajtor për vrasje të rëndë dhe mbajtje në posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me 23 vite burgim. Në këtë gjykim, trupi gjykues e shpalli F.G. fajtor për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve, dhe e dënoi atë me 2 vite burgim.
Trupi gjykues e shpalli D.K. fajtor sepse ai kishte shtënë me armën e tij nga afërsia me qëllim që ta vrasë të akuzuarin F.G. në shtator 2011 në Pejë. Një nga plumbat e shkrepur nga D.K. e kishte qëlluar dhe vrarë të ndjerin K.I..
F.G. duke vepruar në vetëmbrojtje, por në mënyrë jo-proporcionale me rrezikun që i kanosej nga sulmi ndaj tij, kishte qëlluar me armë në drejtim të D.K.. Me anë të këtyre veprimeve ai kishte shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e kalimtarëve. Njëri nga këta plumba e kishte plagosur një kalimtar rasti.
Rastin e kanë ndjekur penalisht prokurorët e qarkut të EULEX-it.