English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Paraburgim për shtetasen gjermane

15 nëntor 2012

Një gjyqtar vendas i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi me shtetësi gjermane. Dy personave tjerë u është caktuara masa e arrestit shtëpiak. Të tre të dyshuarit akuzohen për një numër të veprave lidhur me korrupsion që përfshijnë mashtrime, vjedhje të rëndë, etj.

Ky rast ka të bëjë me pranimin e pagesave të paligjshme prej 1.4 milion euro nga Ministria e Punëve të Brendshme. Paratë ishin destinuar për kompaninë Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë, e cila ishte kontraktuar nga Ministria për prodhimin e pasaportave biometrike.

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës i kanë arrestuar të dyshuarit gjatë një operacioni të përbashkët para dy ditëve.

Rastin është duke e ndjekur një ekip i përzier prokurorësh të qarkut, i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas.