English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Paraburgim të dyshuarve për krime lufte

16 nëntor 2012

Një gjyqtar i EULEX-it ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre personave, dy nga të cilët pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Të dyshuarit u arrestuan dje nga policia e EULEX-it. Ata akuzohen se kanë kryer vepra të vrasjes si krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).