English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Shefi i EULEX-it viziton Beogradin

16 nëntor 2012

Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë në Beograd, përfshirë dhe kryeministrin serb Ivica Daçiç.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vazhdimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve serbe dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë projektin e

Menaxhimit të Integruar të Pikë kalimeve (IBM) .

"EULEX-i është i gatshëm për të ndihmuar në lehtësimin e çdo marrëveshjeje të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit. IMB mbetet prioritet për të gjithë. Roli i EULEX-it do të përcaktohet saktësisht në përputhje me mandatin e misionit dhe në kuadër të cilësdo marrëveshje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit ", tha de Marnhac.

Shefi i EULEX-it gjatë vizitës së tij u takua edhe me Drejtorin e Zyrës serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin.