English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dy persona lirohen nga akuza për vrasje të rëndë

23 nëntor 2012

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shfajësoi A.D. dhe A.D. të akuzuar për vepër penale të vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë. A.D. dhe N.C. u akuzuan për pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Trupi gjykues shfajësoi tre të pandehurit sepse nuk ishte vërtetuar përtej dyshimit të bazuar që ata kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

A.D. dhe A.D. në bashkëpunim ne një person tjetër të panjohur dhe të pandehurit B.H. dhe Sh.Q. (tashmë të dënuar) u akuzuan për hapje zjarri ndaj N.B., S.B. dhe U.B. dhe vrasje të tyre dhe për plagosje të rëndë të B.B.. S.B. shpëtoi i padëmtuar nga incidenti i cili ndodhi në shtator 2007.

Në shtator 2007 armë automatike pa autorizim të duhur u gjetën në posedim të A.D. dhe N.C..

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror vendas i PSRK.