English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Masa paraburgimi në një rast të krimeve të luftës

24 nëntor 2012

Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar nga një muaj paraburgim për katër individë të akuzuar në rastin e krimeve të luftës, të ashtuquajtur rasti Kleçka. N.K., N.K., N.Sh. dhe F.L. u paraqitën në gjykatë në Prishtinë, të shtunën më 24 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues, duke i dhënë arsyet për vendimin e tij për paraburgim, konsideroi se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer krimet me të cilat ngarkohen, se ekziston rreziku i ikjes dhe i dëmtimit të provave tek të të gjithë të akuzuarit duke pasur parasysh faktin se ata janë të akuzuar nën supozimin se kanë kryer vepra penale shumë serioze, si dhe faktin se në fillim të kësaj jave Gjykata Supreme ka shpallur si të pranueshme dëshmitë nga një dëshmitar i mbrojtur.

Në përputhje me nenet 287 (2), 283 (3) dhe (4) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, secili i akuzuar mund të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.