|
04 dhjetor 2012
Më 16 nëntor, prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë për rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
Së bashku me aktakuzën, janë dorëzuar edhe të gjitha provat e mbledhura gjatë zhvillimit të hetimeve, siç edhe kërkohet me ligj. Gjykata dhe avokatët e të pandehurve kanë marrë kopje të atij materiali.
Provat e dosjes së lëndës kanë përfshirë përgjime telefonike, përfshirë edhe audioincizimet që kanë përfunduar në domenin publik. Sipas PSRK-së, të gjitha ato përgjime janë kryer sipas një urdhri të gjykatës dhe asnjë audioincizim nuk është nxjerrë në domenin publik nga prokurori. PSRK-ja është duke e shqyrtuar çështjen për të arritur në një vendim nëse personat që i kanë nxjerrë në publik informatat nga dosja e lëndës kanë kryer vepër penale, dhe nëse duhet të fillohet me hetime.
Misioni EULEX e dënon faktin e publikimit të përgjimeve telefonike. Misioni nuk mundet të japë komente të tjera lidhur me rastin që ende nuk ka përfunduar. Prokurorët e EULEX-it janë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të veta.