|
10 dhjetor 2012
Një trup gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, liroi R.O. dhe G.R. nga akuzat për vepër penale të pastrimit të parave, shmangies së tatimit, kontrabandës së mallrave dhe keqpërdorim të autorizimit ekonomik. Të pandehurit akuzoheshin që e kanë shfrytëzuar kompaninë “Petrol – Nol” në Prizren për t’i kryer krimet e përmendura.
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut liroi të dytë R.O. dhe G.R. sepse nuk gjeti dëshmi që do t’i mbështesnin akuzat. Trupi gjykues argumentoi që të dhënat personale të R.O. dhe G.R. ishin keqpërdorur për t’i kryer veprat penale të përfshira në aktakuzë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).