English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Caktohet paraburgimi për gjashtë të pandehurit në rastin e krimeve të luftës

12 dhjetor 2012

Një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dje ua caktoi nga një muaj paraburgim katër personave të akuzuar në rastin e krimeve të luftës të ashtuquajtur rasti Kleçka. Paraburgimi për një periudhë prej një muaji ju është shqiptuar të pandehurve B.L., R.M., S.Sh. dhe B.Sh..

Të pandehurve Sh.Sh. dhe A.K. ju është shqiptuar arresti shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji së bashku me ndalesën për të kontaktuar ose vizituar personat me të cilët ata nuk banojnë dhe atyre u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.

Një trup gjykues i përzier i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme, më herët gjatë ditës kishte urdhëruar rigjykim kundër këtyre të pandehurve në pjesën e dytë të rastit të ashtuquajtur Kleçka.

Në pajtim me nenin 287(2), 283(3) dhe (4) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës secili i akuzuar mund të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve të pranimit të këtij vendimi.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).