English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Caktohet paraburgimi në një rast të krimit të organizuar

14 dhjetor 2012

Dje një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it caktoi masë paraburgimi për pesë persona të arrestuar si pjesë e një operacioni të kryer nga Ekipi i Përbashkët Hetuesisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës.

Masat iu shqiptuan edhe tre personave të tjerë; ata duhet të paraqiten në stacionin e policisë, të mos e lëshojnë vendbanimin e tyre, si dhe iu janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.

Këto masa janë caktuar pas kërkesës të një prokurori të EULEX-it nga Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).

Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të dyshimit të bazuar që kanë marrë pjesë në kontrabandimin me migrantë dhe kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar. Shtatë prej të dyshuarve janë arrestuar në mëngjes në bazë të një urdhri të gjyqtarit të EULEX-it. Personi i tetë është arrestuar më vonë.

Rastin është duke e hetuar një prokuror i EULEX-it nga PSRK.