English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Aktgjykimi për një rast të vrasjes së rëndë

23 janar 2013

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dënoi një person të akuzuar për bashkëkryerje të një vrasjeje të rëndë, vrasje të rëndë, tentim vrasje të rëndë dhe posedim, kontrollim dhe përdorim të paautorizuar të armëve dhe dy të tjerë për vrasje.

M.K. është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej 20 vite burgim për të gjitha veprat penale të përmendura. B.K. është dënuar me nëntë vite burgim, ndërsa E.K. është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej shtatë vite e një muaj për vrasjen e I.K..

Të tre të pandehurit janë dënuar për shkak të vrasjes në pritë të I.K..

Po ashtu, M.K. është shpallur fajtor për vrasjen e bijës së I.K., A.K. dhe plagosjen e birit të I.K., A.K., i cili arriti të largohej.

Rasti është ndjekur penalisht nga një Prokuror publik i EULEX-it.