English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Shpallen dënimet për një rast të kontrabandimit të emigrantëve

23 janar 2013

Një trup gjykues i përzier i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar i Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën Themelore të Pejës i shpalli fajtor nëntë të pandehur lidhur me vepra që kanë të bëjnë me kontrabandimin e emigrantëve.

  • I pandehuri B.N. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe u dënua me dy vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu edhe një gjobë prej tre mijë euro.
  • I pandehuri N.B. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe tentim të kontrabandimit të emigrantëve. Ai u dënua me katër vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu edhe një gjobë prej dhjetë mijë euro.
  • I pandehuri B.B. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe kontrabandim të emigrantëve në bashkëkryerje. Ai u dënua me tri vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.
  • I pandehuri A.B. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe kontrabandim të emigrantëve në bashkëkryerje. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.
  • I pandehuri A.B. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve. Ai u dënua me tri vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.
  • I pandehuri M.B. u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve. Ai u dënua me një vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej një mijë euro.
  • I pandehuri S.B. u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve. Ai u dënua me tetëmbëdhjetë muaj burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej pesëqind euro.
  • I pandehuri A.P. u shpall fajtor për dhënie të ndihmës në kontrabandimin e emigrantëve. Ai u dënua me dhjetë muaj burgim të cilin dënim nuk do ta vuajë nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe të verifikimit prej dy vjetësh. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej pesëqind euro.
  • I pandehuri Z.Z. u shpall fajtor për dhënien e ndihmës në kontrabandimin e emigrantëve. Ai u dënua me gjashtë muaj burgim të cilin dënim nuk do ta vuajë nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe të verifikimit prej një viti. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej treqind euro.

Të pandehurit u shpallën fajtorë për kontrabandimin e banorëve të Kosovës nga Kosova në vende të ndryshme evropiane përmes Serbisë dhe territoreve të tjera.

Të gjithë të pandehurit u liruan nga akuza për krim të organizuar sepse nuk është vërtetuar që, në cilëndo fazë, tre ose më shumë të pandehur kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale ose në aktivitete të tjera të grupit të organizuar kriminal, duke e ditur që pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në kryerjen e krimeve të rënda nga grupi i organizuar kriminal.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të gjithë të pandehurit kanë të drejtë ankese.