English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Paraburgim për një rast të drogës dhe krimit të organizuar

23 janar 2013

Një gjykatës i EULEX-it ka urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër një personi i cili është arrestuar sot gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

I dyshuari akuzohet për vepër penale të shpërndarjes së drogës si heroinës dhe krimit të organizuar për transportimin e kësaj droge prej Kosovës në Gjermani.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).