|
24 janar 2013
EULEX-i ia dorëzoi Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës 972 kopje të vërtetuara të librave amzë.
Ky grup i kopjeve të vërtetuara të librave amzë përfshin komunën e Lipjanit (489 kopje), të Obiliqit (264 kopje) dhe të Fushës Kosovës (219 kopje).
Tereza Dineva nga Njësia Këshillimore e EULEX-it për Çështje të Brendshme tha që “përmes kopjeve të vërtetuara të regjistrave të gjendjes civile Agjencia për Regjistrim Civil do të jetë në gjendje ta krijojë një sistem plotësisht të besueshëm të regjistrimit civil në Kosovë, një shënim – një person me një identitet të vetëm dhe të saktë, duke ndihmuar kështu në plotësimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës“.
Kopjet i janë dorëzuar Abedin Mehmetit, ushtruesit të detyrës së Krye-shefit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.
“Ne mendojmë që dorëzimi i sotëm i kopjeve të vërtetuara nuk është i rëndësishëm vetëm për Agjencinë dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por për të gjithë qytetarët e Kosovës meqë kjo i kontribuon krijimit të e një regjistri civil të besueshëm”, tha Abedin Mehmeti.
Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë dy muajve të fundit, si pjesë e një projekti të madh të bazuar në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, PSBE dhe Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.
Vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12,036 libra amzë. Kopjet e vërtetuara të librave amzë origjinal janë pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Deri tani EULEX-i i ka dorëzuar mbi 1331 kopje të vërtetuara të librave amzë.