English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dënime me burg për një rast të trafikimit të drogës

31 janar 2012

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur fajtor dy persona për veprat penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Dy persona janë shpallur të pafajshëm, ndërsa akuzat ndaj personit të pestë janë hedhur poshtë.

  • R.B. është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe me gjobë.
  • F.T. është dënuar me një vit burg dhe me gjobë.
  • A.C. dhe F.A. janë shpallur të pafajshëm.
  • Akuzat ndaj L.K. janë hedhur poshtë.

Të pandehurit ishin arrestuar gjatë dy operacioneve të policisë në mars dhe prill të vitit 2012, ndërsa ishin akuzuar për importimin dhe transportimin e rreth 5.5 kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë (Mitrovicë).

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it.