English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Shtatë persona lirohen nga akuzat për krime lufte

4 shkurt 2013

Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prizren i ka liruar shtatë të akuzuar nga akuzat për krime lufte.

Trupi gjykues i shpalli të akuzuarit E.K. dhe S.B. të pafajshëm për akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, sepse nuk është dëshmuar se, në korrik 1998, ata kanë zbatuar masa të terrorit dhe kërcënimit kundër popullatës civile serbe nga Opterusha. Të akuzuarit M.H., M.H., N.H., N.B. dhe J.K. u shpallën të pafajshëm sepse nuk është dëshmuar që ata i kanë ndihmuar E.K. në kryerjen e krimeve të lartpërmendura.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori special i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.