|
5 shkurt 2013
EULEX-i e dënon fuqishëm incidentin e djeshëm dhe çdo sulm tjetër që e rrezikon sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve të pafajshëm, si dhe të jetës së qytetarëve të rëndomtë në përgjithësi. Këto akte të dhunës kanë ndikim thellë në popullatën lokale dhe janë të dëmshme për paqen dhe stabilitetin.
Rasti është duke u hetuar bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe Task Forca e EULEX-it për Mitrovicë. Me qëllim që hetimi të përparojë më shpejtë, kushdo që ka ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në këtë rast inkurajohet që ta paraqes atë. Task Forca për Mitrovicë mund të kontaktohet në këtë nr. të telefonit: 038 512 638.
Në këto kohë tejet të ndjeshme, EULEX-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga ndonjë reagim i dhunshëm, qoftë me vepra apo me fjalë. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë dhe ta ndjek drejtimin e tij pa marrë parasysh tensionet.