English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dorëzohen kopjet e librave amzë të Gllogocit

6 shkurt 2013

Sot, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë kopjet e vërtetuara të 425 librave amzë.

Është dorëzuar dokumentacioni i plotë për komunën e Gllogocit, i cili mbulon zyrat e regjistrimit civil për Gllogoc, Dobroshec, Komoran, Arllat, Abri e Epërme dhe Tërstenik.

Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë muajit të kaluar, si pjesë e një projekti të madh në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

Vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12,036 libra amzë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave amzë origjinal është pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

EULEX-i deri tani i ka dorëzuar më shumë 1756 kopje të regjistruara të librave amzë, të cilat i mbulojnë komunat Lipjan (848), Obiliq (264), Fushë Kosovë (219) dhe Gllogoc (425).