English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dy persona në paraburgim lidhur me rastin e të shtënave në Dobrosin

14 shkurt 2013

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-i në Gjykatën Themelore në Gjilan ka urdhëruar paraburgimin e dy personave në kohëzgjatje prej një muaji. Të dyshuarit, të cilët ishin arrestuar dje gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës – njësia ROSU, janë nën hetime dhe akuzohen për terrorizëm dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Njëri prej personave pretendohet se është pjesëtar i një organizate terroriste e cila e kishte marrë përgjegjësinë për tri sulme kundër policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 Dheu i Bardhë, në maj, qershor dhe tetor 2012.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK).