English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Tri vite burgim për krim të organizuar

19 shkurt 2013

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë vendas dhe një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, e ka shpallur një person fajtor për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte për qëllim bartjen e të paktën 109 kg kanabis sativa nga Shqipëria për në vendet e BE-së. I pandehuri S.T. u dënua me tri vite burgim.

Me të njëjtin aktgjykim, S.T. u lirua nga dy pika të akuzës për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike.

Ky rast është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).