|
26 shkurt 2013
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX dënon sulmet e fundit me granata në veri të Kosovës dhe u bën thirrje atyre që kanë informata lidhur me këto sulme të raportojnë.
EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke punuar së bashku në hetimin e këtyre sulmeve. Gjatë javëve të fundit ka pas një numër sulmesh të tilla në veri të Kosovës. Policia e Kosovës dhe e EULEX-it kanë rritur masat e sigurisë dhe patrullimet. Hetimet kanë nisur.
"Këto sulme të papërgjegjshme dhe të pamatura janë kërcënim i drejtpërdrejtë për banorët e zonës si dhe për sigurinë publike. Sulmet sfidojnë sundimin e ligjit. Është e rëndësishme që ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme të vijnë dhe të raportojnë, në mënyrë që të kryesit e sulmeve të mos lejohen të vazhdojnë rrezikimin banorëve të atjeshëm", tha Ole Madsen, shefi i Policisë Ekzekutive të EULEX-it.
Ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme duhet të telefonojnë Task Forcën e EULEX-it për Mitrovicën në: (Kosovë) 038 512 638