English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Aktakuzë kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit për korrupsion

27 shkurt 2013

Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, R.M. dhe pesë zyrtarëve tjerë të Komunës së Prizrenit. Prokurori i ka ngritur akuzat kundër të pandehurve R.M., S.P., A.A., K.U., A.T. dhe M.K..

R.M. akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. M.K. akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. K.U., A.A., S.P. dhe A.T. akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile.