English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

 

Komunikatë e përbashkët e EULEX-it dhe PK-së:

Policia e Kosovës dhe EULEX-i i shtojnë patrullimet policore në Mitrovicën veriore

8 mars 2013

Për shkak të sulmeve të fundit me granata dhe shtimit të akteve të dhunës të cilat rrezikojnë sigurinë publike, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do ta rrisin edhe më shumë praninë e tyre policore në pjesën veriore të Mitrovicës. Këto masa janë duke u ndërmarrë për ta mbrojtur komunitetin lokal.

Numri i patrullave të përbashkëta të PK-së dhe EULEX-it do të shtohen veçanërisht gjatë natës. Po ashtu, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it mund të bëjnë edhe kontrollime parandaluese të personave dhe automjeteve.

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bashkëpunuar ngushtë në zhvillimin e hetimeve penale.

Kushdo që ka ndonjë informatë lidhur me incidentet e fundit, duhet ta thërrasë Policinë e Kosovës në 028-92 ose 028-192. Task Forca e EULEX-it për Mitrovicën mund të kontaktohet drejtpërdrejtë në numrin: 038 512 638