|
28 mars 2013
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë i ka dënuar tre nga gjashtë personat që po gjykoheshin për sulm të kundërligjshëm në objektin e gjykatës në veri të Mitrovicës më 17 mars 2008.
I akuzuari M.I. u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej një viti e dhjetë muaj burgim.
I akuzuari Z.C. u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me nëntë muaj burgim. Ky dënim është me kusht për një vit.
I akuzuari D.M. u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej një viti e gjashtë muaj burgim.
Të pandehurit M.R., A.K. dhe N.J. u liruan nga të gjitha akuzat.
Rasti ka të bëjë me trazirat e muajit mars 2008 kur gjykata në veri të Mitrovicës ishte sulmuar në mënyrë të kundërligjshme nga një numër i madh njerëzish duke shkaktuar vdekjen e një polici ndërkombëtar nga Ukraina.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it.