English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

 

Autopsia tregon shenja të plagës nga arma e zjarrit në trupin e P.S.

15 prill 2013

Një ekip i përbërë nga prokurorë të EULEX-it dhe atyre kosovarë kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me vdekjen e P.S. në fund të muajit qershor 1999. Nga autopsia e bërë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore janë gjetur shenja të plagës nga arma e zjarrit në kraharor.

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tash, P.S., i cili ishte me aftësi të kufizuara fizike, supozohet se ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1999 dhe më vonë qe gjetur i vdekur në vendin e quajtur " Kulla i Ministerit" në rajonin e Pejës.

Prokuroria i bën thirrje të gjithë atyre që kanë informata lidhur me këtë rast që të paraqiten.