English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Lirohen dy persona të akuzuar për krime të luftës

18 prill 2013

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it i ka liruar dy persona të cilët ishin akuzuar për veprat penale të përdhunimit, si krim i luftës, ndërsa e ka dënuar vetëm njërin prej tyre për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

J.D. u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës dhe për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve. D.B. u shpall i pafajshëm për përdhunim, si krim i luftës, mirëpo u dënua me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj për posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve.

Dënimi i tij u pezullua me kusht për një periudhë prej dy viteve. Gjykata i liroi J.D. dhe D.B. nga akuza për krime të luftës sepse nuk u dëshmua përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit i kishin kryer veprat penale për të cilat ata akuzoheshin.

Rasti është ndjekur nga prokurorët special të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.