English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Borchardt: Partneriteti është rruga e duhur

18 prill 2013

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt sot i vizitoi Gjykatën Themelore në Gjilan dhe pikë-kalimin Dheu i Bardhë (Porta 5).

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, Borchardt u takua me Kryetarin e Gjykatës, Zuhdi Haziri dhe me gjyqtarë vendas, ku ai u njoftua lidhur me punën e gjyqësorit në atë rajon, si dhe për bashkëpunimin me gjyqtarët e EULEX-it.

"Unë mendoj se gjykata në Gjilan është një shembull shumë i mirë për bashkëpunimin që funksionon. Ne jemi duke i gjykuar të gjitha lëndët në trupa gjykues të përzier. Kjo është pjesë e synimit tim për bashkëpunimin tonë me gjyqësorin, që t'i bëjmë gjërat bashkë sa më shumë që është e mundur. Jo vetëm EULEX-i i vetëm, por bashkë me kolegët tonë vendorë", tha Borchardt duke shtuar se prioriteti i misionit është zgjerimi dhe thellimi i këtij partneriteti në fushat tjera të Sundimit të Ligjit ku është i përfshirë EULEX-i, pasi që kjo është rruga e duhur.

   


Në pikë-kalimin Dheu i Bardhë, Bernd Borchardt u takua me policët kufitarë dhe doganierët kosovarë dhe kolegët e tyre nga EULEX-it, të cilët janë të pranishëm gjatë gjithë kohës në këtë dhe në pesë pikë-kalimet tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë prej fillimit të zbatimit të marrëveshjeve për IBM.

"Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet lidhur me pikë-kalimet kufitare apo administrative dhe kjo është duke shkuar me shumë lehtësi. Kolegët tonë nuk knaë raportuar për ndonjë problem të konsiderueshëm, kurse gjërat e vogla mund të zgjidhen. Natyrisht, ne jemi të gatshëm që t'i zbatojmë edhe marrëveshjet tjera (të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit)", tha Borchardt.