English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Ngritët aktakuza për një rast të kontrabandës me emigrantë

19 prill 2013

Një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër një personi i akuzuar për veprat penale të krimit të organizuar dhe kontrabandës me emigrantë.

Prokuroria pretendon se ndërmjet muajit shkurt 2012 dhe prill 2012, i pandehuri ka qenë përgjegjës për organizimin e kontrabandës së emigrantëve nga Turqia, Kosova dhe vende tjera të origjinës nëpërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë për në Slloveni, Itali dhe vende tjera të Bashkimit Evropian.

I pandehuri është arrestuar në muajin prill 2012 si pjesë e një operacioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe të Kosovës. Po ashtu, ai supozohet se është pjesëtari kryesor dhe organizatori i grupit kriminal trans-nacional i cili vepron në tërë Ballkanin, si dhe në Turqi, Hungari, Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, Francë, Gjermani, Greqi, Republikën e Çekisë dhe Sllovaki.

I pandehuri është pjesë e të njëjtit rast për të cilin më 29 Janar 2013 ishte kryer operacioni i ashtuquajtur 'Fimathu' nën ombrellën e EUROPOL-it. Në atë operacion qenë arrestuar 103 të dyshuar në 10 vende dhe ishin kryer 117 bastisje. Po ashtu, tre persona qenë arrestuar nga Policia e Kosovës në të njëjtën ditë të aksionit të përbashkët evropian. 12 të tjerë pjesë e të njëjtit rrejt tashmë ishin arrestuar nga Policia e Kosovës në vitin 2011 dhe 2012.

Aktakuzat kundër tre të pandehurve tjerë janë ngritur në muajin dhjetor 2012 dhe shkurt 2013.

Rasti është duke u hetuar dhe ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me një Grup Hetimor të Përbashkët të Njësisë së Policisë të EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë për Krim të Organizuar të Policisë së Kosovës.