English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Dorëzohen kopjet e librave amzë të Prishtinës

19 prill 2013

Sot, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë kopjet e vërtetuara të 1013 librave amzë.

Është dorëzuar dosja e plotë për rajonin e Prishtinës.

Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë muajit të kaluar, si pjesë e një projekti të madh në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

Vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12,036 libra amzë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave amzë origjinalë është pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky projekt është faza e parë e themelimit të një regjistri civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, siç parashihet në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Deri më tani EULEX-i i ka dorëzuar mbi 2769 kopje të certifikuara të librave të Regjistrit Civil, që i mbulojnë komunat e Lipjanit (848), Obiliqit (264), Fushë Kosovës (219), Gllogocit (425) dhe Prishtinës (1013).