|
24 prill 2013
Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren ka lëshuar një urdhër për ngrirjen e një prone të madhe komerciale në rrugën "Hamdi Mramoni" nr.1, ish Rruga e Shkupit nr.1, prapa Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Kjo pronë është e regjistruar në emër të gruas dhe kunatave të N.U., avokat dhe ish Kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Ai është një nga katër të pandehurit në një hetim të EULEX-it lidhur me pohimet për ushtrim të padisë së rrejshme mbi pronësinë e kësaj prone komerciale. Të pandehurit e tjerë janë S.M., F.H. dhe N.K..
Po ashtu, gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar ngrirjen e dy llogarive bankare në të cilat ishte deponuar qiraja për këtë pronë prej vitit 2005.
Efekti i këtij urdhri të gjykatës është që bartësve të pronës dhe të llogarive bankare t'ju pamundësohet shtija apo bartja e pronësisë së kësaj prone, dhe tërheqja e parave nga cila do prej dy llogarive, derisa të mos ketë përfunduar shqyrtimi kryesor për këtë rast. Urdhri për ngrirjen e pasurive njihet edhe si Urdhër për Konfiskim Afatgjatë, i cili parashihet sipas nenit 266 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka lëshuar këtë urdhër pasi i ka dëgjuar dëshmitë e paraqitura nga prokurori i EULEX-it dhe ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar që prona në fjalë dhe të ardhurat nga dhënia e së njëjtës me qira janë fitim i siguruar me anë të veprës penale të paraparë me nenin 264.2 dhe 266.5 të Kodi të Procedurës Penale të Kosovës.