|
26 prill 2013
Gjyqtari kryesues i EULEX-it në rastin e R.M. dhe të tjerëve, dëshiron t'i demantojë raportimet e mediave lidhur me seancën dëgjimore të mbajtur më 25 prill 2013 në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Gjyqtari konsideron se mediat kanë dhënë informacione të shtrembëruara lidhur me seancën e dytë dëgjimore të mbajtur dje për këtë rast.
Ndryshe nga se raportojnë mediat, gjyqtari kryesues V.M., i ka refuzuar të gjitha kërkesat për hedhjen poshtë të padisë dhe ky vendim i është dorëzuar të gjitha palëve në këtë rast. Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesa kundër vendimit të nxjerrë nga gjyqtari kryesues.
Vazhdimi i seancës së dytë dëgjimore për këtë rast është caktuar për 28 maj 2013.