|
29 prill 2013
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, shpallë pesë persona fajtorë në rastin Medicus.
VIDEO | ||
L.D. u shpall fajtor për akuzën e Krimit të Organizuar, Trafikim me Njerëz dhe Bashkëkryerje. Akuzat për veprat penale lëndime të rënda trupore, mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve janë hedhur poshtë në shqyrtime të veçanta.
Ai është dënuar me tetë vite burgim dhe gjobë në shumë prej 10,000 euro. Atij i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut për dy vite.
A.D. u shpall fajtor për akuzën Trafikim me Njerëz dhe Krim i Organizuar. Ai u lirua nga akuza për lëndime të rënda trupore. Ndërsa akuzat për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve janë hedhur poshtë si pika të veçanta të akuzës.
Ai u dënua me shtatë vite dhe tre muaj burgim dhe gjobitje në shumë 2,500 euro.
BIRN's "Justice in Kosovo" reporting on Medicus case |
S.H. u shpall fajtor për pikën e akuzës lëndime të rënda trupore. Ai u lirua nga akuza për krim të organizuar, ndërsa pika e akuzës për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore është refuzuar. Ai u dënua me tri vite burgim. Atij iu ndalua ushtrimi i profesionit të anesteziologut profesional për periudhën njëvjeçare.
I.B. u shpall fajtor për akuzën Lëndime të rënda trupore. Akuza për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit mjekësor është hedhur poshtë.
Ai është dënuar me një vit burgim. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën dy vjeçare.
S.D. u shpall fajtor për akuzën lëndime të rënda trupore. Akuza për Ushtrim të Paligjshëm të të Aktivitetit Mjekësor është hedhur poshtë. Ai u dënuar me një vit burgim. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale në periudhën dy vjeçare.
I.RR. është liruar nga akuza për Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar. Akuza për Falsifikim të Dokumenteve është hedhur poshtë.
Akuza kundër D.J. për Ushtrim të Paligjshëm të Aktivitetit Mjekësor, Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar është hedhur poshtë.
Ky rast është ndjekur penalisht nga prokurori i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Prokuroria ka paralajmëruar ankesë.